Mbi 579 milionë euro për komunat

38 komuna e Republikës së Kosovës gjatë vitit 2020 do të kenë në dispozicion buxhet total prej mbi 579 milionë eurosh. Granti i Përgjithshëm për vitin 2020 është në 196.3 milion euro, buxheti për arsim është 205.5 milionë euro, për shëndetësi është 61.7 milionë euro.

Në buxhetin e vitit 2020 është paraparë buxhet edhe për financimin e Qendrën historike të Prizrenit, Qendrën kulturore historike të fshatit Zym dhe Këshillin e Hoçës së madhe në Rahovec në shumën prej 69 mijë euro. Në përputhje me legjislacionin e veçantë për Obiliqin, kjo komunë gjatë vitit 2020 do të përfitojë një buxhet shtesë në vlerë prej 4.2 milionë euro.

Ndërkaq të hyrat vetanake të të gjitha 38 komunave të vendit gjatë vitit 2020 është paraparë të jetë vetëm 83 milionë euro e që paraqet vetëm rreth 14% të gjithë buxhetit për financimin komunal.