Mbi 60 njerëz të vdekur nga ortekët e borës në Kashmir

Së paku 55 njerëz humbën jetën dhe shumë të tjerë figurojnë të zhdukur si pasojë e ortekëve të borës në Kashmir – pjesën e kontrolluar nga Pakistani.

Zyrtarët pakistanezë thanë të martën se shumë fshatarë mbeten ende të bllokuar në Luginën Nellum, e cila është përfshirë edhe nga rrëshqitjet e dheut për shkak të reshjeve.

Ortekët dhe rrëshqitjet e dheut janë dukuri të zakonshme në Kashmir, rajon i Himalajeve që është i ndarë midis Pakistanit dhe Indisë.

Zyrtarë të pjesës së administruar nga India thanë se së paku dhjetë njerëz, përfshirë ushtarë, kanë humbur jetën si pasojë e ortekëve në këtë zonë.

Moti i ligë ka lënë të vrarë mbi 110 njerëz në Pakistan dhe Afganistanin fqinj në ditët e fundit. / REL