Mbi 8 mijë gylenistë ilegalisht ikin nga Turqia

Ministri i Brendshëm Turk, Suleyman Soylu, ka bërë të ditur se numri i gylenistëve të cilët kanë ikur në rrugë ilegale nga ky shtet është mbi 8 mijë.

Sipas Ministrit Soylu, gylenistët kanë ikur kryesisht përmes koridorit i cili përdoret edhe nga refugjatët sirianë dhe afganë për kalim ilegal të kufirit.

Rajoni në perëndim të Turqisë, në afërsi të qytetit Edirne, është i njohur si njëra prej koridoreve që më së shpeshti përdoret nga refugjatët për kalim ilegal të kufirit Turqi – Bullgari apo Turqi – Greqi.

Turqia akuzon Lëvizjen Gyleniste se qëndron prapa tentim grusht-shtetit të vitit 2016 i cili la pas qindra të vdekur në këtë shtet.