Mbi dyfishin e rrogës për të lënë Juventusin

(nga TopSporti.com) – Njëra ndër spekulimet më shokuese vjen nga Calciomercato, që bën të ditur se Paris St Germain është i gatshëm t’i ofrojë 50 milionë euro për sezon Cristiano Ronaldos, që të bëhet lojtar i tyre.

Sipas raporteve të faqes në fjalë, Cristiano Ronaldo që aktualisht merr 20 milionë euro rrogë vjetore te Juventus, është duke e konsideruar ofertën.

Në anën tjetër, PSG po e sheh portugezin si zgjidhje, pasi që Kylian Mbappe dhe Neymar po fliten si opcione për kalim në La Liga, me Real Madridin më të interesuar për marrjen e dyshes.

Diario As bën të ditur gjithashtu se PSG i ka ofruar Juventusit 140 milionë euro dëmshpërblim për lirimin e 34 vjeçarit.