Mbi tri vite burg për profesorin në Pejë

Gjykata Themelore e Pejës la shqiptuar denim prej tri vite e gjashtë muaj burgim ndaj profesorit Xh.J nga Peja, i cili ka kryer sulm seksual ndaj nxënëses së tij në një prej shkollave të mesme në Pejë.

Tre (3) vite e gjashtë (6) muaj burgim dhe ndalim i ushtrimit të profesionit ndaj të pandehurit XH.J për sulm seksual

“01 prill 2021 – Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për të Mitur ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit XH.J për shkak se:
Me datë 27.12.2019 rreth orës 07:20 min, në Pejë, pikërisht në kabinetin e shkollës fillore, i pandehuri XH.J fillon që ta prek për qëllime seksuale nxënësen e tij të mitur, ashtu që i njëjti një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të vije në kabinet me qëllim që t’i ndihmoj për t’i nxjerr mungesat dhe statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike pasi që arrin në shkollë, shkon në kabinet ku vjen pandehuri, i afrohet të miturës te banka dhe pa pëlqimin e saj e ngacmon, ku e mitura me forcë e shtyn të pandehurin duke e larguar nga vetja dhe me vrap del nga kabineti, shkon në shtëpi dhe njofton familjaret e saj.

Me këto veprime i pandehuri XH.J ka kryer vepër penale sulm seksual nga neni 229 par.3. nen par. 3.7 dhe 3.10 e lidhur me par. l të KPRK-së.

Të pandehurit, gjykata i shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e gjashtë (6) muaj, të cilin dënim do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit e në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Të pandehurit, gjykata i shqiptoj dënim plotësues ndalim i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet, nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil.”-thuhet në komunikatë.