Mblidhet Kryesia e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur në takim kryetarët e degëve të partisë, duke i paraprirë zgjedhjeve të brendshme që janë planifikuar të mbahen nesër.

Lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda LDK-së. Sipas të njëjtave burime, takimi do të mbahet nga ora 10:00 për t’i bërë edhe koordinimet e fundit për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor.

“Gazeta Blic” mbrëmë raportoi edhe për një takim ndërmjet dy nënkyetarëve të LDK-së Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe anëtarit të kryesisë Lutfi Zharku.

“Këta tre së bashku kanë 209 vota. Nuk dihet nëse kanë arritur marrëveshje, mirëpo propozimi është që Agim Veliu tê zgjedhet kryetar, derisa Lutfi Haziri kandidat për kryeministër dhe ta ketë pjesën më të madhe të Kryesisë”, tha ky burim i Gazetës Blic.