Mblidhet Qeveria e Kosovës, pritet ndryshim i masave antiCOVID

Qeveria e Kosovës është duke u zhvilluar një takim online në këto momente, ku po diskutohet për masat e reja antiCovid.

Telegrafi mëson se në këtë mbledhje pritet të merret vendim për lehtësimin e masave antiCOVID.

Theksojmë se sipas masave të fundit të marrë nga Qeveria e Kosovës, në komunat që janë në zonën e gjelbër dhe të verdhë, operatorët ekonomikë, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 22:00, ndërkaq nuk ka orë policore.

Kurse, komunat që janë në zonë të kuqe, operatorët ekonomik, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 21:00, kurse pas orës 21:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 307 raste të reja me coronavirus, kurse numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 532. /Telegrafi/