Mbreti i ri i xhudos: Akil Gjakova shkatërron rusin në finale – fiton medaljen e artë

Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në garat e “Grand Prix 2019” pasi ka mposhtur rusin, Georgii Elbakiev.

Xhudisti kosovar gjatë të gjitha garave që zhvilloi sot, ishte në formë të jashtëzakonshme.Ai edhe në finale nuk i jepi asnjë mundësi rusit Elbakiev duke arritur të shënojë fitore me ‘Ippon’.

Deri në këtë fitore të madhe, Akili erdhi pasi mposhti kundërshtarë mjaft të papërshtatshëm si; Gabun, Stump, Elbinuma si dhe Turaev.

Ky është edhe një tjetër sukses historik për xhudon kosovare pasi Distria Krasniqi dje fitoi medaljen e argjendtë.

Kujtojmë që Akili garoi në kategorinë deri në -73 kg.