Mbrojtja e ambientit të synohet të adresohet në Podujevë

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka marrë vendim për vënie në diskutim publik të Propozim Rregullores për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Propozim Rregullore për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Podujevës.

Anltarët e Kuvendit të Komunës të Podujevës gjatë mbledhjes u informuan edhe lidhur me punimet në Rrugën “Zahir Pajaziti”. Lidhur me këtë çështje
Drejtoi i Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Hamdi Jaha prezantoi informatën lidhur me ecurinë e punimeve në realizimin e projektit të rregullimit dhe zgjerimit të Rrugës “Zahir Pajaziti”. Lidhur me informatën e prezantuar diskutuan edhe këshilltarët komunalë Arbër Blaku (PDK), Fitim Haziri (LVV) dhe Benjamin Ejupi (PD), njofton Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim e kësaj komune.