Mburret pushteti në Gjilan

Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Gjilanit, Naser Korça ka mbajtur një konferencë për gazetarë ku ka folur mbi punët të cilët i ka realizuar dhe është duke i realizuar kjo Komunë.

Me këtë rast Korça është shprehu se “Gjatë kësaj periudhe, janë realizuar dhe janë në realizim e sipër qindra projekte infrasktrukturore. Aktualisht, jemi në vlugun më të madh të punimeve marrë parasysh kontratat që janë nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës e projektet kapitale siç është impianti për ujërat e zeza dhe projektet tjera. Pra, bëhet fjalë për shifra multimilionëshe investime në infratrukturë për sivjet”.

Sa i përket kërkesave të qytetarëve, Korça bëri të dikur se për këtë periudhë kanë pasur 540 kërkesa, ku 469 janë miratuar, derisa 71 janë në proces duke mos precizuar për llojin e kërkesa për të cilat bëhet fjalë.

Ai ka informuar se është në proces të përfundimit sheshi mbi lumin Mirusha – jugu, i cili më 15 qershor do të inaugurohet, ndërkaq theksoi se do të vazhdohet me mbulimin e lumit në pjesën nën rrugën qarkore – jug.