Mbyllen vendvotimet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut, rezultatet e para në ora 21:00

Në ora 19:00 janë mbyllur vendvotimet në komunat e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut.

Rezultatet e para preliminare pritet të dalin në ora 21:00, ka treguar KQZ.

Zgjedhjet në këto dy komuna janë mbajtur për shkak se kryetarët paraprakë kanë lëshuar pozitat e tyre për të zënë pozita të reja në qeveri. Kësisoj në të dyja komunat zgjedhjet janë të parakohshme.

Menaxheri i vendvotimit në shkollën e mesme të mjekësisë, “Isa Boletini” në Podujevë, Fehmi Zeqiri që është qendra më e madhe, ka thënë për T7 se deri në orën 17:00 në këtë qendër votimi kanë votuar rreth 4 mijë qytetarë, apo 30.4%. /Gazeta Express/