Mbyllen vendvotimet në Shqipëri

Në ora 19:00 janë mbyllur vendvotimet në gjithë Shqipërinë pa ndonjë incident serioz. Atje sot janë zhvilluar zgjedhjet për pushtetin lokal.

KQZ ende nuk ka dalë shifra mbi pjesëmarrjen në votime. Deri në orën 15:00 kishin dalë për të votuar 15.5% e trupit elektoral të Shqipërisë.

Zgjedhjet e sotme janë kontestuar nga opozita, e cila nuk ka marrë fare pjesë në to.

Presidenti i Shqipërisë, ditë më parë kishte anuluar dekretin për shpalljen e datë 30 qershor, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve dhe më pas kishte dekretuar datën 13 tetor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri.