Mbyllet fabrika që po i mbyste peshqit në Lumbardh

Një nga troftat e rralla, nisën të zhdukeshin në Lumin Lumbardh, krejt kjo si pasojë e mbetjeve që derdheshin nga fabrika e djathit në Grykën e Rugovës në Pejë, duke shkaktuar ngordhjen e tyre.

Banorët kishin thënë se kjo s’ishte hera e parë që kishte ngordhje masive të peshqve të cilët dilnin shpesh në sipërfaqen e ujit, e për këtë pati reaguar edhe Shoqata “Trofta në Pejë”.

Ndërsa mësohet se kjo fabrikë tashmë është mbyllur. Këtë mund ta shihni edhe përmes këtyre pamjeve ku i është vënë dryri.