Mbytet një fëmijë 3-vjeçar në plazhin e Durrësit

Mediat shqiptare raportojnë se një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën sot pasi është mbytur në plazhin e Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në plazh, pranë zonës së quajtur “Iliria”.

Burimet thanë për Panorama se i mituri ka qenë në plazh së bashku me familjen, kur është futur për tu larë një moment duke i shpëtuar vëmendjes së prindërve.

Këta të fundit kanë konstatuar mungesën e djalit dhe janë futur në det për t’i dhënë ndihmë. Pasi është dërguar për në urgjencën e spitalit rajonal, fëmija ka ndërruar jetë.