Më 17 qershor seanca gjyqësore në rastin “Pronto”

ë 17 qershor do të mbahet seanca gjyqësore në rastin “Pronto”.

Në gjë të tillë e ka konfirmuar për KOHËN Hasan Shala, kryetar i Gjykatës së Apelit.

Në janar të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë i liroi si të pafajshëm 11 të akuzuarit në rastin “Pronto”.

Adem Grabovci, Zenun Pajaziti, Besim Beqaj e 8 të tjerë u liruan nga akuzat për “Shkelje e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

Ndonëse në janar të këtij viti ishte shpallur aktgjykimi lirues, trupit gjykues të udhëhequr nga Shashivar Hoti i ishin dashur dy muaj kohë që ta përpilonte këtë aktgjykim. /koha/

Tags: ,