Më në fund synohet të rregullohen hyrje-daljet në Gjilan

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit sot është mbajtur debat publik për zgjerimin e rrugëve katër korsi, Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Kllokot

Në debat ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, zëvendësministrit i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, drejtorët komunal, sikurse edhe qytetarë të shumtë.

Gjatë adresimit para të pranishmëve, zëvendësministri Rexhep Kadriu, tha se ka kërkuar që të gjatë realizimit të këtyre dy projekteve kapitale që kapin shifrën e dhjetëra miliona eurove, të mos u krijohet vështirësi bizneseve që operojnë atje.

Në takim u tha se Gjilani është shembulli më i mirë sa i përket parcelizimit të pronave që lidhen me këto dy projekte.

Ndërkohë, qytetarët e pranishëm kanë kontribuar me pyetje, kërkesa e rekomandime, të cileve u janë përgjigjur personat adekuat që mbulojnë sektoret, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të Komunës së Gjilanit.