Më shumë se 33,000 raste të reja të koronavirusit për një ditë në SHBA

Rastet e reja të Coronavirusit në SHBA janë rritur për më shumë se 33,000 raste për vetëm një ditë.

Të paktën 432,132 raste janë regjistruar deri tani, pasi 33,323 raste të reja janë konfirmuar të mërkurën, sipas të dhënave të  Universitetit Johns Hopkins.

Shifra e vdekjeve ka arritur në 14,817 duke përfshirë edhe 1922 vdekjet që janë raportuar gjatë të mërkurës – që është rritja më e madhe në një ditë.

Këto shifra në SHBA përfshijnë rastet nga të gjitha 50 shtetet, Qarku i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-së, si dhe të gjitha rastet e riatdhesuara.

Wyoming është akoma i vetmi shtet ose territor që nuk po raporton asnjë vdekje nga koronavirusi.