Më shumë se 50 ushtarë të vdekur nga sulmi terrorist në Mali

Së paku 53 ushtarë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi terrorist ndaj forcave ushtarake në Mali, raporton CNN. bazuar në burimet e saj në autoritetet qeveritare të Malit.

Ekipet kanë arritur të evakuojnë dhjetë të mbijetuar nga sulmi.

Qeveria e Malit sulmin e ka cilësuar si terroriste dhe i ka bërë thirrje popullit të këtij shteti që të bashkohen për sukses në luftën për liri, paqe dhe kohezion social.

Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë e këtij sulmi.

Grupe të armatosura separatiste dhe grupe të lidhura me Al-Kaida kanë kryer sulme të shpeshta në të kaluarën në shtetin e Afrikës Perëndimore.