Më shumë ushtarë amerikanë në Lindje të Mesme

Zëvendësministri Amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të dërgojnë trupa ushtarake shtesë në Lindje të Mesme.

Ky vendim i SHBA-ve vie si reagim ndaj rritjes së tensioneve në Lindje të Mesme të cilat kryesisht ndërlidhen me veprimet e fundit të Iranit.

Javë më parë, SHBA-të në Lindje të Mesme kishin dërguar edhe njërën ndër anijet luftarake më të sofistikuara të saj, USS Abraham Lincoln, dhe shumë anije tjera luftarake dhe sisteme të mbrojtjes anti-raketore.