” ME VEPRIMTARËT TANË DUHET PASUR KUJDES ”

Redaksia e revistës ”Sharri”, ka reaguar pas arrestimit të Kryeinspektorit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, z. Bedri Halimi, i cili është edhe drejtues i kësaj reviste, raporton LAJME365.

Ata thonë se arrestimi i tij dhe venia e prangave për Bedri Halimin u përcoll në mënyrë spektakulare.

”Si redaksi dhe bashkëpunëtorë të revistës “Sharri”, jemi të befasuar me mënyrën e prangosjes së këtij veprimtari dhe formës së përcjelljes se lajmeve që u dhanë në disa media. Në qoftë se Bedriu është i dyshuar, kjo nuk do të thotë se ai është i akuzuar, andaj, deri në vendimin e gjykatës do të duhej të trajtohej nga mediat tona, për të cilat kemi respekt, më me kujdes.”, thuhet në komunikatë, përcjell Lajme365.

”Duke pasur besim në institucionet tona, për të cilat edhe Bedriu ka kontribuar mjaftë në ngritjen e tyre, jemi të bindur se organet tona të drejtësisë do ta thonë fjalën e tyre sa më parë, dhe Bedriu, do të kthehet ballëhapur në vendin e punës, familjen e tij, e mbi të gjitha, do tu kthehet kontributeve shkrimore të lëna në gjysmë.”, thuhet në fund të komunikatës.

Komunikata e plotë:

Jemi dëshmitarë të këtyre ditëve të vënies në pranga në vendin e tij të punës dhe përcjelljes në mënyrë spektakulare, të veprimtarit, ish-të burgosurit politik, ish- pjesëtarit të UÇK-së, shkrimtarit, drejtuesit të revistës “Sharri” dhe Kryeinspektorit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, z. Bedri Halimi.

Nga vitet e 90-ta, përveç si veprimtar, e deri në ditët e sotme, Bedri Halimi me sukses ka drejtuar edhe revistën e njohur ”Buletini” dhe me vonë “Sharri”. Në këtë revistë është pasqyruar në mënyrën më të mirë, trashëgimia kulturore e shpirtërore e trevës së Opojës, Gorës dhe më gjerë.

Ata që patën fatin të bashkëpunojnë më Bedriun, e dinë mirë se me sa shumë sakrifica ka arritur ta mbajë gjallë këtë revistë deri në ditët e sotme si drejtues.

Si redaksi dhe bashkëpunëtorë të revistës “Sharri”, jemi të befasuar me mënyrën e prangosjes së këtij veprimtari dhe formës së përcjelljes se lajmeve që u dhanë në disa media. Në qoftë se Bedriu është i dyshuar, kjo nuk do të thotë se ai është i akuzuar, andaj, deri në vendimin e gjykatës do të duhej të trajtohej nga mediat tona, për të cilat kemi respekt, më me kujdes.

Si redaksi, jemi të bindur se Bedri Halimi, ashtu siç  i ka kaluar shumë sfida gjatë jetës së tij, do ta kaloj edhe këtë.

Duke pasur besim në institucionet tona, për të cilat edhe Bedriu ka kontribuar mjaftë në ngritjen e tyre, jemi të bindur se organet tona të drejtësisë do ta thonë fjalën e tyre sa më parë, dhe Bedriu, do të kthehet ballëhapur në vendin e punës, familjen e tij, e mbi të gjitha, do tu kthehet kontributeve shkrimore të lëna në gjysmë.

 

Me respekt,                                                                                                           Sharr, më 11. 01. 2022

Bashkëpunëtoret e revistës “Sharri”

Zymer Neziri

Xhevat Hasani

Ibish Neziri

Hazer Dana

Nuridin Ahmeti

/lajme365.com