Me veturë zyrtare, tejkalim në kthesë dhe në vijë të plotë

Janë bërë të zakonshme ngasjet e rrezikshme të shoferëve me vetura zyrtare në shtetin e Kosovës.

Indeksonline ka raportuar gjatë këtij viti disa raste që shoferët tejkalonin në mase të madhe normën e ngasjes në rrugët e Kosovës.

Ngjashëm ka vepruar sot edhe ky shofer në rrugën për në Gjilan. Vetura e bardhë me tabelat 3Z futet në tejkalim në një rrugë të rrezikshme.

Në vijë të plotë dhe në kthesë, shoferi rrezikon veten dhe të tjerët me këtë ngasje amatore.

Indeksonline posedon edhe tabelat e regjistrimit që kishte vetura zyrtare. / Indekonline.net