Medalje e artë për kosovarin Muhamet Ramadani

Kosova ka fituar edhe një medalje të artë në arenën ndërkombëtare.

Medaljen e radhës, Kosovës ia ka sjellë Muhamet Ramadani, në hedhjen e gjyles.

Në garat e Lojërave Olimpike Evropiane për të Rinj që po mbahet në Baku të Azerbejxhanit, Muhamet Ramadani ka zënë vendin e parë.

Medaljen e artë, Ramadani e ka fituar pas hedhjes së gjyles me peshë 5 kilogramë, në distancë prej 19.71 metra.

Kjo është medalja e parë që një sportist nga Kosova fiton në këtë kategori.