Mediat serbe: Diplomati i rrahur rus ndodhet rrugës për në Beograd

Diplomati rus dhe pjesëtari i UNMIK-ut,  Mihail Krasnoshçekov , të enjtën pak para ores 13:00  nga kujdesi intensiv i Qendrës Klinike Spitalore “ Mitrovica e Kosovës”, është marrë nga një autoambulancë e UNMIK-ut dhe aktualisht ai ndodhet rrugës për në spitalin “ VMA “ në  Beograd. Lajmin e ka konfimuar ,Zllatan Ellek, ndihmësdrejtor i QKS “ Mitrovica e Kosovës”, i cili tha për mediet serbe se,  Krashnoshçekov ka pësuar disa fraktura në pjesë të ndryshme të trupit, dhe gjendja e tij kërkon trajtim mjekësor në Beograd.