Meliza Haradinaj-Stublla: Gjermania, shteg i lehtësimit të çdo procesi që Kosova ka pasë para vetës

Gjermania është aleat historik i Kosovës dhe krah i yni i fortë, duke qenë dhe shteg i lehtësimit të çdo procesi që Kosova ka pasë para vetës, tha të hënën Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla.

Kryediplomatja e Kosovës e bëri këtë vlerësim në takimin që zhvilloi në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, z.Christian Heldt.

Ministrja Haradinaj-Stublla e ka falënderuar përzemërsisht Ambasadorin Heldt për kontributin që Gjermania ka dhënë në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës.

“Dyert e hapura nga Gjermania për diasporën tonë atje, janë kthyer në rotorin ekonomik të shtetit tonë”, tha Ministrja Haradinaj- Stublla.

Poashtu, kryediplomatja e Kosovës ka shprehur mirënjohjen për këmbënguljen e Gjermanisë dhe Kancelares Angela Merkel, në ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.