Menaxhimi efikas i mbeturina prioritet në Gjakovë

Është mbajtut takimi koordinues në mes Grupit punues të Komunës së Gjakovës dhe kompanisë publike “Çabrati” lidhur me adresimin e sfidave në sektorin menaxhimit të mbeturinave dhe koordinimin e aktiviteteve përcjellëse për pilotimin dhe zgjerimin e ndarjes në burim të mbeturinave të riciklueshme.

Në vijim synohet që të instalohet skema institucionale e grumbullimit të rregullt edhe për mbeturinat e riciklueshme prej anës së kompanise publike sipas orareve të caktuara në ditë të veçanta.

“Mbetet prioritet dhe u adresua për zgjidhje: përmirësimi i kapaciteteve operative brenda kompanise Çabrati që do të facilitojë procesin e grumbullimit të mbeturinave të riciklueshme duke synuar zvogëlimin e sasisë që shkojnë në deponi dhe duke stimuluar riciklimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të Komunës së Gjakovës.