Mergimtari i’a sheh “sherrin” videos së postuar me armë zjarri

Pas postimit në rrjete sociale të aktit gjatë gjuajtjes me armë zjarri të një personi i cili po shtinte në ajër me dy pistoleta, Policia e Pejës njofton se ka arrestuar të dyshuarin, tek i cili njëherit janë konfiskuar armë dhe municion.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Prekollukë e Deçanit, ndërsa i dyshuari me inicialet “SH.H” 1986 sipas Policisë së Kosovës, Stacioni Policor në Deçan, i dyshuari nuk ёshtё arrestuar pasi qё i njejti gjindet jashtё shtetit, ndërsa nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit ёshtё iniciuar rasti “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm” dhe “mbajtje ne pronësi ose kontroll posedim te pa autorizuar te armës”.

Policia e Kosovës, pas një pune operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Deçan kanё identifikuar tё dyshuarin, tek i cili janë gjetur dhe janë konfiskuar:

 një (1) Pistoletё XDM-9,

 dy (2) karikator i sё njejtёs armё dhe

 njëzet e dy (22) fishekё cal. 9x 19 mm

 një (1) Pistoletё Ekol me gas

 njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhe

 tetё (8) fishekё.