Merkel dhe Macron , dërgojnë emisarët e tyre të hënën në Kosovë

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tashmë kanë filluar përgatitjet për Samitin e Parisit. Të hënën në Prishtinë do të zbarkojë një delegacion i lartë gjerman e francez, të cilët do të takohen me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kreun e Kuvendit, Kadri Veselin dhe dy udhëheqësit e ekipit negociator, Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn.Sipas burimeve diplomatike në Kosovë me 3 qershor do të vijnë Alexandre Adam – këshilltar për Evropën i presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kreu i Misionit për Ballkan dhe Evropë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, Thomas Bertin.Bashkë me delegacionin francez, do të vijnë edhe dy zyrtarë të lartë gjerman, Matthias Luttenberg, kreu i departamentit për Marrëdhënie Bilaterale për Evropë Jugore dhe Lindje të Mesme nga zyra e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Christian Hellbach, i dërguar i posaçëm për Evropën Juglindore nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, shkruajnë mediat gjermane dhe ato franceze.Ky delegacion franko-gjerman, mësohet se nuk do të takohet fare me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.Në këto takime që do të zhvillohen në Prishtinë të hënën, do të diskutohet për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të provohet të riniset në Samitin e Parisit në Francë që do të mbahet me 1 korrik të këtij viti.