Merkel: Ribashkimi gjerman është një proces i vazhdueshëm

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se edhe gati tre dekada pasi vendi u ribashkua, akoma ka punë për të bërë për t’i bashkuar njerëzit e Lindjes dhe Perëndimit të dikurshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Merkel i tha turmës që shënoi 29 vjetorin e ribashkimit në qytetin verior Kiel se uniteti gjerman është një proces i vazhdueshëm dhe një mision i vazhdueshëm.

Ajo tha se “ribashkimi zyrtar gjerman, është i plotë. Por uniteti i gjermanëve, uniteti i tyre nuk ishte plotësisht i plotë më 3 tetor të vitit 1990, dhe akoma është si rast edhe sot”.

Vetë Merkel është nga ish-Gjermania Lindore, por sondazhet e fundit tregojnë se shumë banorë atje sot e shohin veten si të nën përfaqësuar në politikën dhe bizneset gjermane, duke kontribuar në një ndjenjë të përgjithshme se zëri i tyre nuk dëgjohet.