Merr flakë autobusi në Turqi, 2 fëmijë në mesin e 5 viktimave

Si pasojë e përfshirjes në flakë të një autobusi udhëtarësh në Turqi, kanë humbur jetën 5 persona.

Në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë.

15 persona tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e flakëve të cilat janë shkaktuar në autobusin derisa ajo po qarkullonte në qytetin Balikesir të Turqisë.

Bëhet e ditur se autobusi i përfshirë nga flakët ka qenë pronë e kompanisë “Kamil Koç”.

Turqia është e njohur me aksidente të shpeshta të trafikut, përfshirë edhe raste shumë të shpeshta të aksidenteve me autobusë.

Vetëm gjatë vitit 2018 janë shënuar mbi 428 mijë aksidente, në të cilat janë shënuar 3,373 viktima dhe mbi 310 mijë persona janë lënduar.