Merr hov fushata kundër Daçiçit

Mijëra shqiptarë anembanë botës, kanë filluar të jenë pjesë e fushatës “kosovoisbeautiful.

Fushata #kosovoisbeautiful, është një përgjigje e shqiptarëve ndaj fushatës agresive serbe, pjesë e së cilës u bë edhe Ministri i Jashtëm Serb, Ivica Daçiç.

Fushata po funksionon duke përdorur hashtagun #kosovoisbeautiful në shkrimet në rrjete sociale Facebook, Twitter, Instagram etj.

Ndër personalitetet shqiptare të cilët janë bërë pjesë e fushatës #kosovoisbeautiful janë Vlora Çitaki, Adriatik Kelmendi, Vasfije Krasniqi e shumë të tjerë.

Përdor hashtagun: #kosovoisbeautiful.