Mesazhi i ambasadorit Kosnett: Të rinjtë dhe edukimi janë prioritetet kryesore të Kosovës

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett vënë theksin tek rinia e vendit si dhe edukimi, si prioritete parësore.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka folur për këto dy aspekte në kontekstin e rritjes së industrisë së filmit.

Është shprehur i lumtur me përkushtimin e studentëve në këtë aspekt.

“I lumtur të shoh industrinë e filmit dhe studentët që bashkëpunojnë gjatë shfaqjes së filmave nga projekti i Qendrës Kinematografike Kosovare. Edukimi dhe rinia janë prioritete për Kosovën, kjo është një mënyrë për të inspiruar të rinjtë gjatë rritjes së industrisë së filmit”, ka thënë ai.