Mesazhi i Bekim Jasharit, thotë se s’do ta lëshojë rrugën e Hamzës e Ademit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, njëherësh edhe i biri i luftëtarit Hamzë Jashari, ka thënë se është në hapat e babait të tij.

I pari i Skenderajt ka publikuar një fotografi, ku shihet duke mbajtur në dorë fotografinë e babait të tij, me një mbishkrim përcjellës. Në të thotë se nuk do t’ia lëshojë rrugën as babait të tij, e as xhaxhait, komandantit legjendar Adem Jashari, përcjell Gazeta Express.

“Gjithmonë hapave të tu babush! Asnjëherë nuk do t’a lëshoj rrugën tënde e t’balit Adem!”, deklaroi Jashari.

Një postim i këtillë vjen pas reagimeve e kundëreagimeve që Jashari pati me zyrtarin e PDK’së, Sami Lushtaku, të cilin e akuzoi për kohën e luftës, si dhe pasluftës.

Për këtë të fundit, tha se nuk pati pjesëmarrje aktive përgjatë luftës së fundit në Kosovë, si dhe deklaroi që nuk i ka ofruar mbështetjen e duhur përgjatë kohës sa po qeveriste Komunën e Skenderajt. /Gazeta Express/