Mështetje fermerëve

Komuna e Obiliqit përkrahë 50 fermër me motokultivator.

Në kuadër të përkrahjes me mjete konkretizuese për bujq, Drejtoria e Bujqesisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Obiliqit, sot ka bërë shpërndarjen e 50 motokultivatorëve, për 50 fermër.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, u shpreh se
“Po mundohemi që t’i përkrahim bujqit përmes ndihmave të ndryshme, me qëllim të stimulimit dhe marrjes me bujqësi,në kuadër të kësaj përkrahje, janë edhe këta motokultivator,andaj uroj që këta motokultivator, t’iu ndihmojnë juve në kryerjen e punëve të përditshme në bujqësi dhe kultivimin sa më të madh të produkteve vendore”.