Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka njoftuar se në Komunën e Kamenicës është shënuar edhe një rast i prekur nga COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirus në Kamenicë tashmë është rritur në 14.
Rasti i fundit i infektuar është një grua 61 vjeçare nga fshati Hodonoc i Komunës së Kamenicës.
IKSHPK ka njoftuar se gjatë ditës 79 raste kanë dalë pozitive me coronavirus, nga 250 mostra të marra për testim.