Mësohen dy skuadrat që do të jenë pjesë e Bundesligës Gjermane në sezonin e ardhëshem

Arminia Bielefeld (kampion i Bundesliga 2) dhe Stuttgarti do të jenë në edicionin e ri në Bundesliga, ndërsa Heidenheimi do të luajë në barazh me Werder Bremenin.

Bielfield arriti të mposhte pikërisht Heidenheimin me rezultat bindës 3-0, për të blinduar pozitën e parë me 68 pikë.

Në anën tjetër, Stuttgarti ka pësuar humbje në xhiron e fundit nga Darmstadi që kishte në lojtar më pak në fushë, mirëpo fitoi 3-1.

Stuttgarti u pozicionua në vendin e dytë në Bundesliga 2, dhjetë pikë më pak se lideri Bielefield, e që i mjaftoi të rikthehej në elitën e futbollit gjerman.

Hiedenheimi ishte tejet me fat që arriti të siguronte barazhin me Werder Bremenin me një pikë më shumë se Hamburgu që pësoi humbje 2-1 ndaj Sandhausen.

Kujtojmë se edhe Werderi i Milot Rashicës ishte shumë afër të binte në Bundesliga 2, mirëpo që arriti të fitonte dje (e shtune) 6-1 kundër Kolnit, për të fituar së paku barazhin.

Nga Bundesliga në Bundesliga 2 kanë rënë Fortuna Dusseldorfi dhe Paderborni, për t’i liruar vendin kështu Arminia Bielefeld dhe Stuttgartit inkuadrimin në elitën e futbollit gjerman. /Telegrafi/