Mësohen edhe çiftet e ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Në Shtëpinë e Futbollit Evropian në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur tashmë shorti nga ora 12:00 dhe janë mësuar çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa janë mësuar edhe cilat skuadra do të luajnë mes vete në gjysmëfinale.

Fati e shortit ka bërë që në gjysmëfinale të jenë katër ndeshje interesante, por dy nga to janë thjeshtë fantastike dhe priten me interesim të madh.

Ndeshja mes dy rivalëve të vjetër evropian: Real Madridit dhe Liverpoolit, si dhe takimi Bayern Munich-Paris Saint-Germain janë dy super-ndeshjet.

Interesant pritet të jetë edhe në dy ndeshjet tjera: Manchester City-Borussia Dortmund dhe Porto-Chelsea.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen në dy ndeshje. Takimet e para do të luhen në 6 dhe 7 prill, ndërsa të dytat do të luhen një javë më vonë më 13 dhe 14 prill.

Përveç kësaj është hedhur edhe shorti për të mësuar kundërshtarët në gjysmëfinale.

Kështu, fituesi i Bayern-PSG do të ndeshet me fituesin e përballjes Man City-Dortmund.

Në përballjen tjetër gjysmëfinale do të përballen fituesi i takimit Real Madrid-Liverpool me fituesin e Porto-Chelsea.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohet me 27/28 prill dhe 4/5 maj, ndërsa finalja e Stambollit pritet të luhet më 29 maj. /Telegrafi/