Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për 14 raste pozitive me coronavirus në Prizren, duke shkuar në 21 numri i të prekurve me COVID-19 në këtë komunë.
Sipas informacioneve të IKSHPK-së, trasmeton Lajme365, 16 rastet e fundit janë raste kontakti, dhe familjar të personave të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë ditës së djeshme.
Vlen të përmendet se pas 16 rasteve të fundit, Krytari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë shpallur këtë komunë si zonë karantinë./lajme365.com