Mësohet arsyeja e shkarkimit të vëllaut të Fatmir Limajt nga Telekomi

Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës ka shkarkuar nga puna zëvendës drejtorë dhe menaxherë të lartë në këtë kompani për shkak të performancës së dobët dhe konfliktit të interesit.

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka konfirmuar shkarkimet, duke thënë se Demir Limaj është shkarkuar për shkak se është angazhuar profesor në një prej universiteteve publik, ndërsa të tjerët për shkak të performancës së dobët.

Istrefi theksoi se kanë shkarkuar zëvendës drejtorë dhe menaxherë të lartë, por sipas tij, pritet ende që të ketë shkarkime të tjera.

Përveç Demir Limajt, të shkarkuar të tjerë janë Arsim Bilalli dhe Arben Shabani./Front Online/