Mësohet deri kur Malisheva do të qëndrojë në karantinë

Komuna e Malishevës do të mbetet e izoluar së paku deri më 6 prill.

Kjo u vendos në mbledhjen e sotme të qeverisë në dorëheqje, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të përhapjes së koronavirusit, njofton Zyra e Kryeministrit.

Vendimi për futjen në karantinë të Komunës së Malishevës u mor nga Qeveria e Kosovës më 13 mars të këtij viti, ditën kur u konfirmua rasti i parë me koronavirus në këtë komunë.

“Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve në Komunën e Malishevës”, thuhet në vendim.

Momentalisht, Malisheva është komuna më e prekur nga pandemia COVID-19 në Kosovës, me 32 raste të konfirmuara deri tani. / Gazeta Sinjali