Mësohet se si do të duket rruga “Model” në qendrën historike të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar pamjen që do ta ketë rruga në qendrën historike të Prishtinës.

Ahmeti ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet.

Ai ka theksuar sa projekti që u hartua, sipas tij, nga Trashëgimia Kultutrore pa Kufij (CHwB Kosova), do të mundësojë rikthimin e autenticitetit të kësaj rruge.

“Viti 2020 filloi me lajme të mira. Dritë e gjelbër për procedurat e prokurimit mbi rigjenerimin e rrugës Mehmet Kaçurri (Rruga Model) në qendrën historike të Kryeqytetit. Projekti i cili u hartua nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) do të mundësojë rikthimin e autenticitetit të kësaj rruge”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.