Ligji parasheh që, para se të zgjidhet Kryetari i ri i Kuvendit, seancën duhet ta udhëheq deputeti më i vjetër dhe më i ri në moshë.
Sipas kësaj, seancën do ta udhëheqin dy mandatarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Jahja Koka 71 vjeç dhe Fjolla Ujkani 22 vjet do ta udhëheqin seancën e parë të legjislaturës së re.
Ata do ta hapin seancën dhe do ta udhëheqin deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit.