Messi mbetet pa trofe, Brazili arrin finalen

(nga TopSporti.com) – Ndeshja që u vlerësuar të jetë finale para finales në Copa America 2019, doli të jetë ashtu.

Këtë mund ta shihni në videon e mëposhtme, në përmbledhjen 5 minutëshe të lojës, derisa Brazili duke shfrytëzuar rastet mençur, ka mposhtur 2-0 rivalin e përbetuar, Argjentinën, për të arritur finalen e Copa America 2019.

Gabriel Jesus (19′) i dha epërsinë vendasve pas asistimit të Roberto Firminos, për t’ia kthyer atij asistimin në minutën e 71-të të ndeshjes për përfundimtaren 2-0. Brazili në finale pret fituesin e ndeshjes Kili – Peru, që luhet në mëngjesin e 4 korrikut (02:30, me kohën tonë).

Argjentina në anën tjetër pati rastet e veta dhe u mohua dy herë nga shtylla, që shpëtoi Allisonin në portë. Pas krosimit të Lionel Messit, Sergio Aguero paraboloi me kokë portierin brazilian, por shtylla mohoi golin. E, e njëjta i ndodhi më vonë edhe Messit, që goditi me të majtën e tij, por shtylla e ndau nga goli.

Zhgënjimi argjentinas në Copa America po vazhdon, ndërsa Brazili po e kërkon trofeun e parë që prej vitit 2007.

Argjentina në dy Copa Americat e fundit, ishte mposhtur në finale dhe dy atë dy herë nga Kili, që edhe është kampion i fundit i ngjarjes më të madhe jugamerikane në futboll.