Meta vjen ta takojë Haradinajn në Prishtinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka qëndruar sot në Prishtinë për t’u përshëndetur me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit pasi mori ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

“I lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues!🇦🇱🤝🇽🇰”, ka shkruaar Presidenti Meta në profilin e tij në rrjete sociale.