Meta vlerësim për FSK-në: “Shqiperia nuk mbeti e vetme, treguat solidaritet mbarëshqiptar”

Forcat e Sigurise së Kosoves kanë qenë shumë pranë Shqiptarëve në momentet e tyre me të vështira, ku vendi u godit nga termeti I fuqishem I 26 nentorit.

Për t’i shprehur mirënjohje për solidaritetin e ndihmën e treguar nga ana e Kosoves, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z.Ilir Meta dekoroi trupat e Republikës së Kosovës, të cilët morën pjesë në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në Shqipëri.

Ceremonia e dekorimit u zhvillua në Kazermën Adem Jashari në Prishtinë, ku u dekoruan trupat e FSK-së, trupat speciale të Policisë së Kosovës, minatorët e Trepçes dhe minierës Artana në Marec, njësitë zjarrfikëse të Kosovës, njësia e zjarrfikësve të Therandës dhe Njësitit K9 të FSK-së.

Meta shtoi që “marrëdhenia jonë me Kosoven është e palëkundshme dhe në momente dramatike. Kosova ka një zemër bujare, edhe ata në pamundësi ekonomike shprehen solidaritetin, duke ndarë edhe varferinë e tyre. Termeti I 26 nëntorit tundi fort, madje rrezoi shumë keq themelet e shumë ndërtesave, por tregoi se themelet e solidaritetit mbarëshqiptar janë më të forta se kurrë”

Ketë ngjarje e ka ndarë me miqte ne llogarine e tij ne facebook edhe Behgjet Pacolli duke u shprehur që “ndihet krenar me atë që Kosova e bën për Shqiperine”.