Mijëra euro do të paguhen nga Ministria e Drejtësisë për 3 aparate fotografike

Ministria e Drejtësisë do të blejë 3 aparate profesionale fotografike në vlerë prej  6,000 eurove.

Qeveria Kurti me buxhetin e vitit 2020 do të financojë me 6,000 euro blerjen e aparateve.

Sipas buxhetit, i cili u votua në orët e hershme të mëngjesit të datës 10 mars, këto mjete do të blihen me mjete të ndara nga buxheti i vitit 2020.

Në një përgjigje  Ministrisë së Drejtësisë, thuhet që me këtë buxhet do të blihen tre (3) aparate fotografike profesionale, ndërsa do të jetë në shfrytëzim të tri departamenteve, një aparat fotografik do ta ketë në përdorim – Zyra për Komunikim me Publikun (ZKP), Instituti për Mjekësi Ligjore (IML) dhe Agjencioni për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar apo të Konfiskuar (AAPSK).

Ndërsa më tej në përgjigje thuhet që Ministria e Drejtësisë ka në dispozicion fotoaparate digjitale.

“Zyra për Komunikim Publik e cila posedon  dy (2) aparate, njëri jashtë përdorimit,  (Canon EOS 1000 D -2011), ndërsa aparati tjetër i cili është blerë në viti 2016  (Nikon D3200), është vjetërsuar dhe nuk po ofron specifika dhe kritere profesionale për të mbuluar aktivitetet mediale të MD-së. Departamenti për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme posedojnë në shfrytëzim- dy (2) aparate, njëri me specifikacion Canon EOS 1100D i vitit 2012, dhe tjetri CANON EOS 1100D i vitit 2015. Departamenti për Drejtësi Tranzicionale posedon me dy (2) aparate, Canon EOS 1100D dhe Video kamera Canon Powershot SX60HS të cilët janë të vitit 2015”, thuhet në përgjigjen e MD.

Po ashtu, MD në përgjigje thotë se nga viti 2016 deri në vitin 2020, ju njoftojmë se nuk është zhvilluar ndonjë procedurë për blerje të aparateve  fotografike.

Në total, buxheti i këtij viti është 2 miliardë e 357 milionë euro./Kallxo.com/