Kongresi Amerikan është thyer gjatë një situate të tensionuar me demonstruesit, sipas oficerëve të policisë.

Nënpresidenti Mike Pence është evakuuar nga Capitoli Hill i SHBA-së, ku ishte duke marrë pjesë në Sesionin e Përbashkët të Kongresit, raporton cnn.

Votimi i certifikimit të Kolegjit Zgjedhor është ndalur pasi protestuesit thyen ndërtesën e Kapitolit.

Ndërkohë, ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump duke pohuar se “Kjo është e gabuar dhe ne nuk jemi këta”.

Ai u bëri thirrje demonstruesve të jenë paqësorë “dhe të përdorin të drejtat tuaja të amendamentit të parë”.

Ndryshe, Kongresi Amerikan gjatë ditës së sotme është dashur të konfirmojë fitoren e demokratit, Joe Bidenit. /Telegrafi/