Milani i madh pritet të vij në Prishtinë

Skuadra e njohur italiane, AC Milan, në muajin gusht mund të vie në Prishtinë.

Siç mëson ekskluzivisht ‘Gazeta Olle’, është skuadra  e Feronikeli ajo që i ka bërë ftesë skuadrës italiane për një ndeshje miqësore në ‘Fadil Vokrri’.Data kur planifikohet të zhvillohet ky takim është me 10 gusht.

Por, klubi italian ka lënë në pritje skuadrën nga Drenasi edhe për pak ditë.Kjo pasi dëshiron të sigurohet se nuk do ketë angazhime të tjera.Kujtojmë se Milan është fituese e shtatë trofeve të Ligës së Kampionëve, por në vitet e fundit ka pasur rënie të madhe.

Gjithsesi, në Kosovë ka një numër të madh milanistësh të zjarrtë.