Mimoza Kusari-Lila e gatshme të bashkëpunoj edhe me Vetëvendosjen

Ish-Kryetare e Gjakovës, ish-Ministre, ish-zëdhënëse e Qeverisë, deputetja Mimoza-Kusari Lila tash e një kohë drejton ‘Alternativën’ partinë politike të cilin e bashkë-themeloi me deputetin Ilir Deda, pas daljes së saj nga AKR-ja e Pacollit.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare ‘Alternativa’ e Mimoza Kusarit u bë pjesë e listës së përbashkët zgjedhore me LDK dhe AKR, ku si subjekt arriti të i siguroj dy mandate, ku pikërisht Kusari-Lila dhe Ilir Deda u betuan si deputetë.

Pas rrugëtimit të përkohshëm ‘Alternativa’ u largua nga grupi i parlamentar i LDK-së ku pastaj filluan edhe ‘ngatërresat’ ndërmjet dy themeluesve të partisë.

Mimoza si e vetme e drejton ‘Alternativën’ së cilën pretendon t’a inkoorporoj në listën e Vetëvendosjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen pas shpërbërjes së Parlamentit dhe shpalles së vendimit për shkuarje në zgjedhje.

Se a do të realizohet edhe kjo ‘ambicie’ politike e Mimozës, mbetet të shihet në ditët në vazhdim!

/lajme365/