Ministri Arben Vitia: Shmangni vizitat familjare, dhe forma të tjera të grumbulimit

Në një konferencë për media Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia së bashku me drejtorin e IKSHP-së Naser Ramadani dhe Drejtorin e Policisë Rashit Qalaj i janë drejtuar qytetarëve për ti infomuar për gjendjen në Kosovë lidhur me pandeminë COVID-19 dhe sigurinë në vend.

Ministri i Shëndetësisë ARben Vitia ka njoftuar se deri më sot në Kosovë janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje: 2772 persona.

Ministri Vitia ka thënë se ” Do të bëjmë çmos që ta izolojmë përhapjen më tej dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur me mjekët tanë për shëndetin e qytetarëve të prekur.”

I njëjti ka sqaruar se pas disa raportimeve për shpalljen e zonsë karantinë të dy komunave të Veriut të Kosovës, ky vendim është marrë me rekomandim të IKSHp-së dhe të epidemiologëve.

“” Sa i takon vendosjes në karantinë të dy komunave në veri të Kosovës janë marrë masat të cilat sipas Protokollit tashmë janë të përcaktuar nga epidemiologët ” tha Vitia.

Vitia ka bërë ftesë që të shmangen vizitat familjare dhe daljet në grupe dhe daljet pa nevojë dhe tqytetarët të kenë kujdes të shtuar.