Ministri Berisha dhe gjeneral Rama nderojnë ushtarët britanik të rënë në shërbim të paqes në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë Gjenerallejtnant Rrahman Rama, vendosën kurora lulesh në nderim të 14-të anëtarëve të Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë.

Në Kosovë kjo ceremoni organizohet nga Ambasada Britanike në Prishtinë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësusesit më të lartë të institucioneve në vend, ambassador, ushtarak si dhe personalitete tjera.

Përkujtimi për të rënët shënohet cdo vit në të dielën më të afërt me 11 nëntorin, ditën kur u shënua fundi i Luftës së Parë Botërore.